Sekretari amerikan i Shtetit, Tillerson
vizitë në Moskën mbi sigurinë globale

Sekretari amerikan i Shtetit, Tillerson<br />vizitë në Moskën mbi sigurinë globale
Ministria e Jashtme ruse dhe Departamenti i Shtetit kanë njoftuar se Rex Tillerson, do të vizitojë Moskën më 11 dhe 12 prill.
 
Tillerson dhe homologu rus, Sergei Lavrov, do të diskutojnë për luftën kundër terrorizmit dhe strategjitë e përbashkëta kundër grupeve terroriste.
 
Në fokus të këtij takimi dy ditor përpos terrorizmit do të diskutohet dhe situata në Ukrainë dhe në Korenë e Veriut.  
 
Në njoftimin e departamentit të shtetit amerikan thuhet se, "vizita bën pjesë në përpjekjet e Uashingtonit për të mbajtur linja të përgjithshme komunikimi me përgjegjësit e lartë rusë”
 
Në deklaratën e Ministrisw sw Jashtme ruse thuhet se "Rusia ka vlerësuar pozitivisht përpjekjet e administratës së re amerikane për të përmirësuar raportet me Moskën, dhe se është e nevojshme që të hiqen shumë pengesa irrituese në marrëdhëniet dypalëshe, siç janë arrestimet e qytetarëve rusë në vendet e treta nga ana e shërbimeve speciale amerikane, shkeljet e të drejtave të fëmijëve rusë të adoptuar në SHBA si dhe krijmi i pengesave artificiale, për të penguar diplomatët tanë që të kryejnë detyrat e tyre”.
 
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nëse sekretari Tillerson do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane