Sekretari amerikan Tillerson në
Rusi, Lavrov:Ndalni sulmet në Siri

Sekretari amerikan Tillerson në<br />Rusi, Lavrov:Ndalni sulmet në Siri
Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson ndodhet në Moskë në përpjekje për të ushtruar presion ndaj saj në mënyrë që të mos vijojë mbështetjen ndaj regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad.
 
Kjo vizitë vjen vetëm pak ditë pasi janë përshkallëzuar tensionet mes Washingtonit dhe Moskës,kjo për shkak të sulmit kimik në provincën Idlib dhe përgjigja e Trump duke lëshuar 59 raketa ne bazën ajrore siriane.

Rusia ka dënuar aksionin e SHBA duke mbështetur fuqimisht Assad. Tillerson do të takohet me ministrin e jashtëm rus Lavrov në përpjekje për ta bindur që Rusia të marrë një tjetër drejtim sa i përket konfliktit në Siri.
 
Edhe gjatë takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Romë u bë thirrje që presidenti Putin të heqë dorë nga mbështetja që i jep presidentit Sirian.

Gjatë takimit me sekretarin e jashtëm rus Lavrov Tillerson është përpjekur të bind Rusine që të marrë një tjetër drejtim sa i përket konfliktit në Siri.

Edhe gjatë takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Romë u bë thirrje që presidenti Putin të heqë dorë nga mbështetja që i jep presidentit Sirian.

Diplomati rus gjatë takimit me Tillerson është shprehur se SHBA duhet të ndalojë sulme në Siri.

Edhe gjatë takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Romë u bë thirrje që presidenti Putin të heqë dorë nga mbështetja që i jep presidentit Sirian.

Diplomati rus gjatë takimit me Tillerson është shprehur se SHBA duhet të ndalojë sulme në Siri.”

"Moska shpreson që në të ardhmen të mos ketë sulme të tjera amerikane në Siri.Aksionet amerikane dhe sulmi i paligjshëm në Siri janë shqetësuese” ",u shpreh Lavrov.

” Moska shpreson që në të ardhmen të mos ketë sulme të tjera amerikane në Siri.Aksionet amerikane dhe sulmi i paligjshëm në Siri janë shqetësuese” u shpreh lavrov.“Takimi ynë vjen në një moment kyç të marrëdhënieve mes dy vendeve. Duke i sqaruar fushat, ku dallimet janë më të forta, do të arrijmë ta kuptojmë më mirë përse ekzistojnë këto mosmarrëveshje dhe cila mund të jetë perspektiva e zvogëlimit të tyre”, tha Rex Tillerson, Sekretar amerikan i Shtetit.

Kremlini jo vetëm përkrah regjimin e Assad por edhe gjatë debateve të fundit për sulmin me armë kimike në provincën Idlib ka mbrojtur fuqishëm presidentin sirian duke u përplasur me shtetet perëndimore e kryesisht me SHBA.

Trump:Putin mbështet djallin Assad
 
Por edhe presidenti Trump është i ashpër në reagimet e tij duke e konsideruar homologun sirian “një kafshë” duke sulmuar edhe Putin se po mbështet një “djall të vërtetë” i cili i sjell dëme njerëzimit. 

Putin:Raportet me SHBA janë përkeqësuar

Ndërsa  Putin konfirmon se që kohën kur Trump është zgjedhur president raportete me Ëashingtonin janë përkeqesuar. Ndonëse në horizont dukej se marrëdhëniet mes tyre do të përmirësoheshin por politika ka kaq shumë të papritura
 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane