Sekretari amerikan Tillerson: Rusia
dështoi të ndalte sulmin kimik

Sekretari amerikan Tillerson: Rusia<br />dështoi të ndalte sulmin kimik
Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson,  nuk i ndal kritikat ndaj Rusisë duke e akuzuar se ka dështuar në përpjekjet për të parandaluar sulmin me armë kimike në Siri.

G7 shton presionin ndaj Rusisë
Ministrat e jashtëm të G7 pritet të mblidhen këtë të hënë në Itali, ku në fokus të bisedimeve do të jetë cështja e Sirisë dhe mënyra sesi të shtohet presioni mbi Rusinë në mënyrë që të mos mbështesë regjimin e Bashar al Assad.

Pas takimit në Romë, Tillerson do të vijojë udhëtimin e tij drejt Moskës ku do të takohet me ministrin e jashtëm rus Lavrov.

Tensionet mes Washingtonit dhe Kremlinit janë shtuar sidomos pas sulmit të SHBA mbi Sirinë si shenjë hakmarrje ndaj atentatit me armë kimike në provincën Idlib, ku mbetën të vrarë dhjetra civilë mes tyre dhe shumë fëmijë.

Rusia është një nga aleatët kryesore të regjimit Assad  e cila ka mohura përfshirjen në sulmin me armë kimike. Por shumë shtete evopiane dhe SHBA akuzojnë Assad duke kërkuar largimin e tij.

Ditët në vijim do të të dominohen nga argumentet me të cilat synohet të bindet presidenti Putin se duhet te ndalet mbështetja për Assad dhe se Moska duhet të ndihmojë që në vend të arrihet paqja.

SHBA nga ana tjetër duket e vendosur për të larguar Assad duke u shprehur se nëse do të jetë e nevojshme do të vijojë sulmet dhe nuk do të mungojnë as sanksionet ndaj regjimit të presidentit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane