Sekretari amerikan: Uashingtoni nuk do të pranojë trysninë e Kinës, ndaj aleatëve të tij

Sekretari amerikan: Uashingtoni nuk do të pranojë trysninë e Kinës, ndaj aleatëve të tij

Sekretari amerikan Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin deklaroi të shtunën se Uashingtoni nuk do të pranojë asnjë formë trysnie e frikësimi të Kinës ndaj aleatëve dhe partnerëve të tij. Zoti Lloyd shtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ruajtjen e status quo-së në Tajvan dhe preferojnë dialogun mbi konfliktin.

Duke folur në Dialogun vjetor Shangri-La, një forum që bashkon në Singapor zyrtarë të lartë të mbrojtjes, diplomatë dhe udhëheqës të vendeve të ndryshme, zoti Austin loboi për të garantuar mbështetje për vizionin e Uashingtonit për një "rajon Indo-Paqësori të lirë, të hapur e të sigurt, brenda një bote me rregulla, si rruga më e mirë për t’i kurdërvënë rritjes së agresivitetit kinez në rajon.

Për të kundërshtuar pretendimet e gjera territoriale të Kinës, SHBA-ja ka zgjeruar aktivitetet e saj rreth Indo-Paqësorit, duke kryer lundrime e fluturime të rregullta, mbi ngushticën e Tajvanit dhe në Detin e Kinës Jugore.

"Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që çdo vend mund të fluturojë, lundrojë dhe të operojë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar", tha zoti Lloyd në forumin e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Sekretari Lloyd tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të përkushtuara për të frenuar kërcënimin me raketa që vjen nga Koreja e Veriut si dhe pretendimet e Kinës ndaj Tajvanit.

Në Singapor, gjenerali kinez Jing Jianfeng, një anëtar i lartë i delegacionit që shoqëronte ministrin e Mbrojtjes, gjeneralin Li Shangfu, akuzoi zotin Austin për akuza të rreme ndaj Kinës.

Duke folur me gazetarët pasi fjalimit të zotit Austin, zoti Jing pretendoi se Shtetet e Bashkuara kanë "mashtruar dhe shfrytëzuar" kombet e Azi-Paqësorit për të bërë përpara me interesat personale e për të ruajtur "pozitën dominuese" në rajon.

Zoti Austin siguroi se Shtetet e Bashkuara mbetën "thellësisht të përkushtuara" ndaj politikës së një Kine, por që mban marrëdhënie jozyrtare me Tajvanin e "kundërshton kategorikisht ndryshimet e njëanshme të status quo-së, nga të dyja anët”.

Ai shtoi se sulmi rus ndaj Ukrainës ka shërbyer për të nënvizuar se sa e rrezikshme do të ishte bota nëse vendet e mëdha do të "pushtonin fqinjët e tyre paqësorë, pa u ndëshkuar"./VOA

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë