Sekretari britanik i Mbrojtjes fajëson Rusinë për sulmin me Noviçok

Sekretari britanik i Mbrojtjes fajëson Rusinë për sulmin me Noviçok

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, tha se “sulmi” i Rusisë ka çuar në vdekjen e një gruaje britanike, e cila i është ekspozuar Noviçokut agjentit të njëjtë nervor që ka helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij Yulia, në muajin mars.

“Realiteti është se Rusia ka kryer sulm në tokën britanike, i cili ka çuar në vdekjen e një shtetaseje britanuje”, tha Williamson.

Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley u helmuan dhjetë ditë më parë me Noviçok, në qytetin Ejmsbëri të Anglisë.

Sturgess, 44 vjeçe, vdiq të dielën, ndërsa Rowley mbetet në gjendje kritike për jetën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ideja se Rusia qëndron prapa helmimit të tyre është “absurde”.

Ai tha se Rusia “është thellësisht e shqetësuar për praninë e vazhdueshme të këtyre substancave helmuese në territorin britanik” dhe se ato “paraqesin rrezik jo vetëm për britanikët, por edhe evropianët e tjerë”.

Noviçok është një agjent nervash, i cili është zhvilluar nga ushtria sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.

Helmimi i Sturgess dhe Rowley ndodhi katër muaj pas helmimit të Skripalëve në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha