Sekretari i Jashtëm britanik në Kinë për të përmirësuar marrëdhëniet, vizita e parë pas 5 vitesh

Sekretari i Jashtëm britanik në Kinë për të përmirësuar marrëdhëniet, vizita e parë pas 5 vitesh

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka mbërritur së fundmi në Pekin, i cili zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin kinez Han Zheng për të diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe midis dy palëve.

Han i tha Cleverly se lidhjet Britani dhe Kinë mund të promovohen më tej bazuar në bashkëpunimin pragmatik dhe respektin e ndërsjellë, raportojnë mediat e huaja.

"Vizita juaj në Kinë këtë herë do të promovojë më tej zhvillimin e shëndoshë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Kinës dhe Britanisë së Madhe. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim pragmatik mes nesh sigurisht që do të shohin përparim të ri", citohet të ketë thënë Han.

Vizita e Cleverly, e para e një sekretari të jashtëm britanik që nga udhëtimi i vitit 2018 të paraardhësit të tij Jeremy Hunt, është pjesë e përpjekjeve të Londrës për të lehtësuar tensionet shumëvjeçare midis dy vendeve për çështjet e sigurisë dhe të drejtave të njeriut. 

"Angazhimi me Kinën nuk do të thotë se ne i shmangemi bisedave të vështira. Ne do të tregojmë shqetësimet tona. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu", shkroi Cleverly në X (përpara takimit të tij me nënpresidentin kinez.

Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk ishte edhe aq e mire, kur ishte në post kryeministri Boris Johnson, pasi qeveria e tij kufizoi disa investime kineze për shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe shprehu shqetësimin për situatën në Hong Kong.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion