"Muhabete boshe." Kështu i përshkroi Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Pete Hegseth diskutimet midis gati 50 vendeve, të organizuara javën e kaluar në Paris nga Franca dhe Britania e Madhe, mbi mënyrën e rivendosjes së lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
"E di që ka shumë diskutime; e patë konferencën - të cilën do ta quaja qesharake - që u mbajt në Evropë javën e kaluar, ku ata u takuan për të folur rreth bisedave, rreth ndoshta bërjes së diçkaje në të ardhmen, kur gjërat të jenë zgjidhur. Këto nuk janë ende përpjekje serioze."
Lajmi kryesor:
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA: Irani ka një mundësi historike për arritjen e një marrëveshje, kemi kontrollin e Hormuzit! Ministri i Jashtëm iranian niset drejt Islamabadit









