Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Pete Hegseth, ka deklaruar se Irani ka qenë një kërcënim për SHBA-të për 47 vjet, por kjo “nuk është më” e vërtetë. Ai lëvdoi presidentin Donald Trump që “shkroi historinë.”

“Presidenti Trump e krijoi këtë moment, Irani kërkoi këtë armëpushim dhe ne të gjithë e dimë këtë,” tha ai.

Hegseth thotë se operacioni “Tërbimi i madh” ishte “historik dhe dërrmues”, duke shtuar se forcat amerikane “shkatërruan” ushtrinë iraniane. “Një ditë e madhe për paqen botërore”, tha ai duke përsëritur fjalët e Trump, teksa vijoi:

“Shteti kryesor në botë që sponsorizon terrorizmin u tregua plotësisht i paaftë për të mbrojtur veten, popullin e tij apo territorin e tij,” shton ai.

Hegseth thotë se SHBA-të kanë arritur objektivat ushtarake duke shkatërruar marinën dhe forcën ajrore të Iranit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Arrihet armëpushim dyjavor! Trump: Nëse marrëveshja nuk është e mirë, kthehemi në luftë! Reagojnë Europa dhe Kanadaja: Duhet përfshirë edhe Libani