Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rutte: Duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rutte: Duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u ka kërkuar vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerëve të tjerë perëndimorë që të dërgojnë më shumë ndihmë në Ukrainë me afrimin e dimrit.

Duke folur pas një takimi me presidentin letonez Edgars Rinkevics në bazën ushtarake Adazi, Rutte paralajmëroi se presidenti rus, Vladimir Putin do të përpiqet të shkatërrojë sistemin elektrik të Ukrainës.

“Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, për të mbrojtur infrastrukturën kritike”, tha ai.

Anëtarët e NATO-s duhet gjithashtu të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe të nxisin prodhimin e armëve.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë