Guterres ka thënë se 193 vendet anëtare duhet të bashkohen për të gjetur zgjidhje për problemet e tmerrshme me të cila bota është duke u përballur.
Gjatë fjalës së tij në New York, Sekretari i ri është shprehur se konfliktet në botë janë duke u shtuar e se këto konflikte janë të lidhura dhe shkaktare të “terrorizmit global”.
Ndërkohë që ka folur për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe pabarazinë në rritje, Guterres është shprehur se ai nuk është një mrekullibërës dhe se duhet një bashkëpunim i madh për tu dhënë zgjidhje problemeve me të cila bota është duke u përballur.
Antonio Guterres ka zëvendësuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, i cili la këtë post në 1 janar 2017.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com