Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson
letër Senatit: Ratifikoni Malin e Zi

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson<br />letër Senatit: Ratifikoni Malin e Zi
SHBA-Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, nëpërmjet një letre drejtuar Senatit amerikan, ka kërkuar ratifikimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
 
Në letrën e dërguar Senatit, Tillerson shprehet se antarësimi i Malit të Zi në NATO, është në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të rajonit.
 
Sipas agjencisë së lajmeve "Reuters", që ka publikuar letrën e cila mban datën 7 mars, Tillerson shkruan se anëtarësimi me të drejta të plota në NATO i Malit të Zi, do të sillte integrim, reforma demokratike, siguri dhe stabilitet edhe për shtetet fqinje.
 
"Pjesëmarrja e Malit të Zi në Samitin e NATO në maj si anëtar i plotë dhe jo si vëzhgues, do të përcjellë sinjale të qarta për unitetin transatlantik", shkruan Sekretari amerikan i Shtetit.
 
Antarësimi i Malit të Zi në NATO është kundërshtuar nga partitë kryesore të opozitës në vend, si dhe nga Rusia, e cila akuzohet nga autoritetet e Malit të Zi si mbështetëse  e një gushti shteti i cili u arrit të zbulohej pak orë përpara fillimit të procesit zgjedhor.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë