Sekretariati: Koman dhe Vau Dejës të ulin nivelet

Sekretariati Teknik i Komsionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave ka rekomanduar që KESH të ulë nivelet e liqeneve në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës. Ndërsa Fierza, sipas Sekretariatit, rekomandohet të mbahet stakuar për të akumuluar prurje dhe për të rritur rezervën energjetike. Të dhënat e fundit nga Korporata tregojnë se rreshjet në janar përmirësuan dukshëm situatën në kaskadë. KESH njofton se bilanci energjetik llogaritet në rreth 287,370 MWh, nga të cilat 244,000 MWh janë rezervë energjetike. Fierza është 8 metra më lart sesa ishte në 31 dhjetor 2015.
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët