TIRANE - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do të vizitojë edhe Shqipërinë në kuadër të turit ballkanik që do të zhvillojë nga data 29 tetor deri më 2 nëntor.
Lajmi është konfirmuar prej zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Victoria Nuland. "Në Shqipëri, sekretarja e shtetit do të nënvizojë solidaritetin me Shqipërinë si aleate e NATO-s dhe do të mbajë një fjalim në parlament në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Ajo do të theksojë nevojën kritike për bashkëpunim më të madh politik dhe forcim të shtetit ligjor", konfirmon Departamenti amerikan i Shtetit.
Në kuadër të këtij turi zonja Klinton do të vizitojë Algjerinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Shqipëri dhe Kroaci.
Ndalesa e parë e Klinton do të jetë Algjeria e më pas do t'i bashkohet shefes për politikën e jashtme në Bashkimin Evropian Catherine Ashton për udhëtimin në Ballkanin perëndimor. Sipas Departamentit të Shtetit, më 30 tetor Klinton do të takohet me Presidentin e Algjerisë Abdelaziz Bouteflika me të cilin do të diskutojë gjendjen e krijuar pas konfliktit me grupet ekstremiste rebele.
Sipas AFP, Klinton do të udhëtojë më pas drejt Bosnje Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës për të demonstruar interesimin e Shteteve të Bashkuara dhe mbështetjen për të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit. Në këto tre takime në vendet e ish Jugosllavisë, Clinton do të shoqërohet nga shefja për politikën e jashtme në Bashkimin Evropian Catherine Ashton.
Në Sarajeve, Klinton dhe Ashton do të nënvizojnë nevojën urgjente që liderët partiake tu shërbejnë interesave të Bosnje Hercegovinës duke përmbushur reformat e nevojshme.
Në Beograd, dy zyrtaret e lartë do të rithekësojnë qëndrimin e SHBA dhe BE se Serbia dhe Kosova duhet të avancojnë me dialogun në linjën e marrëveshjeve të arritura më parë. Ato pritet të inkurajojnë hapat konkrete që do tu lejonin këtyre dy shteteve progresin në perspektivën evropiane. Klinton do ta mbyllë turin me ndalesën në Kroaci dhe Shqipëri, vende të cilat ju bashkuan aleancës ushtarake të NATO-s në vitin 2009.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com