Sekretarja amerikane e Tregëtisë viziton Kinën javën e ardhshme

Sekretarja amerikane e Tregëtisë viziton Kinën javën e ardhshme

Sekretarja e Tregëtisë e Shteteve të Bashkuara, Gina Raimondo do të shkojë në Kinë javën e ardhshme për takime me zyrtarë të lartë të qeverisë kineze dhe drejtues amerikanë të biznesit, njoftoi të martën Departamenti i Tregëtisë. Është e fundit në një sërë vizitash të tilla të nivelit të lartë.

Muajin e kaluar, zonja Raimondo premtoi se do ta realizonte vizitën, pavarësisht nga njoftimet për hakerime kineze ndaj emaileve të departamentit të saj.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se sekretarja Raimondo do të përcjellë mesazhin se Shtetet e Bashkuara, nuk po përpiqen të shkëpusin marrëdhëniet me Kinën, por do të mbrojnë sigurinë e vet kombëtare. Ajo do të ritheksojë mesazhin se SHBA është e fokusuar të mbajë marrëdhëniet ekonomike me Kinën, shtoi ai.

Zonja Raimondo u takua të martën përpara udhëtimit me ambasadorin e Kinës në Shtetet e Bashkuara, Xie Feng. Ajo “ngriti çështje me rëndësi për Shtetet e Bashkuara dhe bizneset dhe punonjësit amerikanë dhe diskutoi mbi çështje të lidhura me marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë, sfidat me të cilat përballen bizneset amerikane dhe fushat për bashkëpunim të mundshëm”, tha Departamenti i Tregtisë.

Të martën, Kina përshëndeti vendimin e departamentit për të hequr kufizimet mbi kontrollin e eksportit për 27 entitete kineze, duke thënë se kjo lëvizje është në favor të tregtisë normale midis firmave kineze dhe amerikane.

Javën e kaluar, Kina tha se e mirëpret vizitën e zonjës Raimondo. Sekretarja Raimondo tha së fundmi se ajo synon të ngrejë “shqetësime serioze për mënyrën se si Kina po vë në shënjestër kompanitë e teknologjisë amerikane, nuk respekton pronën intelektuale, por nga ana tjetët përpiqe të identifikojë rrugë tregëtie”.

Udhëtimi i saj pason një vizitë katër-ditore muajin e kaluar nga Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, e cila mbajti më shumë se 10 orë takime me zyrtarë të lartë në Pekin.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord këtë muaj për të dyfishuar numrin e fluturimeve të pasagjerëve midis dy vendeve, në një shenjë të rrallë bashkëpunimi midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Zonja Raimondo ishte mes një grupi zyrtarësh të lartë amerikanë, emailet e të cilëve u hakeruan këtë vit nga një grup që Microsoft MSFT.O tha se e kishte bazën në Kinë, sipas një personi të informuar për këtë çështje.

Më herët, ambasada e Kinës në Uashington tha se identifikimi i burimit të sulmeve kibernetike ishte kompleks dhe bëri thirrje të mos bëheshin spekulime dhe akuza të pabaza./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goshi: 30/08/2023 11:59

    Ahaaaa perse Amerika ben tregeti me Kiken ndersa vendeve Ballkanike nuk i lejohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konsiderohen si numrat e 'engjëjve', çfarë simbolizojnë dhe kuptimi i tyre

Konsiderohen si numrat e 'engjëjve', çfarë simbolizojnë dhe kuptimi i tyre