Sekretarja e Jashtme britanike i bashkohet garës për postin e kryeministrit! 11 kandidatë në garë

Sekretarja e Jashtme britanike i bashkohet garës për postin e kryeministrit! 11 kandidatë në garë

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss i është bashkuar garës për të zëvendësuar Boris Johnson. Në një deklaratë për Daily Telegraph, Truss u zotua të ulë taksat "që nga dita e parë", nëse vjen në pushtet. Ajo tha se nuk është e drejtë të vendosen taksa tani dhe nëse zgjidhet ajo do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për t’i mbështetur qytetarët britanikë me kostot e jetesës.

"Kolegët e dinë se e kam fjalën për atë që them dhe bëj vetëm premtime që mund t'i mbaj", tha ajo.

Sekretarja e Jashtme tha se ajo do të "luftonte zgjedhjet si konservatore dhe do të qeveriste si konservatore". Një tjetër pretendent për lidership, Tom Tugendhat, i bëri jehonë thirrjeve të zonjës Truss për uljen e taksave dhe tha se ai "do të kërkonte uljen e taksave në çdo aspekt të shoqërisë". Tugendhat tha se ai ishte "një nga pak deputetët konservatorë që nuk votuan për rritjen e Sigurimeve Kombëtare", të cilën ai e quajti një "taksë mbi vendet e punës".

Duke folur për programin Today të BBC Radio 4, ai tha se Mbretëria e Bashkuar duhet "të shkojë drejt rritjes", gjë që ai këmbënguli se mund të arrihet vetëm duke hequr "frenat nga ekonomia" dhe duke nxitur sektorin privat. Kandidimin e ka shpallur të dielën edhe ministri i Jashtëm Rehman Chishti, ku 43-vjeçari ka folur për rëndësinë e taksave më të ulëta. Fundjava pati një ‘stuhi’ njoftimesh për pretendentët për postin e kryeministrit.

Lista e pretendentëve për kryeministër deri më tani:

Deputetja Kemi Badenoch

Prokurorja e Përgjithshme Suella Braverman

Ministri i Jashtëm Rehman Chishti

Ish-sekretari i shëndetësisë Jeremy Hunt

Ish-sekretari i shëndetësisë Sajid Javid

Ministrja e Tregtisë Penny Mordaunt

Sekretari i Shtetit për Transportin Grant Shapps

Ish-kancelari Rishi Sunak

Sekretarja e Jashtme Liz Truss

Deputeti Tom Tugendhat

Kancelari Nadhim Zahaëi

Pretendentët për postin e kryeministrit do të takohen të hënën për të finalizuar rregullat e garës. Me shumë mundësi ata do të vendosin një kusht për numrin e mbështetësve të konfirmuar që do t’u nevojiten për të hyrë në raundin e parë të votimit midis deputetëve.

Më pas, kandidatët do të duhet të përpiqen për mbështetës përpara se të mbyllen nominimet, me gjasë të martën në mbrëmje. Dy të fundit pritet të zgjidhen deri në fillimin e pushimit veror të Parlamentit më 21 korrik. Pastaj i kalon anëtarësimit të Partisë Konservatore për të zgjedhur fituesin dhe kryeministrin e vendit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen