Ministrave të rinj “teknikë” të Bashës ju ka hyrë ujë në të 4 anët. Nga Demiraj i Ministrisë së Brendshme te ai i Shëndetësisë, nga ajo e Arsimit te ajo e MMSR, kanë një CV me dritëhije dhe me lidhje politike të ngushta me PD.
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, pas të gjithë atyre që u thanë nga media me dokumenta që dëshmonin shkelje ligjore të rënda, sot ka konfiguruar edhe ekipin e ri të ministrisë së Brendshme.
Por kush është ekipi i ri i Demirajt?
Nuk ka asnjë surprizë në fakt, sepse në ekip janë gazetarët e Fahri Balliut, sekretarja e Flamur Nokës, ish-drejtorë të policisë së Berishës të shkarkuar dhe ish shefi i kabinetit të Nishanit.
Ekipi i ri i Demirajt:
Minushe Lazaj, ish-sekretare e Flamur Nokës, sot këshilltare e Demirajt.
Aleks Hajdari ish-drejtor policie, i përjashtuar sot këshilltar i Demirajt.
Muhamet Rrumbullaku, ish-drejtor policie i përjashtuar sot këshilltar.
Lavdërim Lita, gazetar i Gazetës 55, sot këshilltar.
Aleksandër Çavo, ish-shef kabineti i Nishanit, sot Shef kabineti i Demirajt.
Mentor Beqja, gazetar i 55, sot keshilltar i Demirajt.
Siç duket më lart, s’do as mend as kalem për të kuptuar se ky lloj kabineti vetëm apolitik ose teknik nuk mund të konsiderohet./Lexo.al
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com