Sekretarja e re e PD, Godole thirrje partisë të distancohet nga Berisha! Lajmi publikohet nga portali i familjes Berisha dhe 'RD'! Kjo e fundit e zhduk dhe bën autokritikë: Është burrë shteti

Sekretarja e re e PD, Godole thirrje partisë të distancohet nga Berisha! Lajmi publikohet nga portali i familjes Berisha dhe 'RD'! Kjo e fundit e zhduk dhe bën autokritikë: Është burrë shteti

Jonila Godole dhe Sali Berisha

Sapo u votua nga demokratët si sekretare për ish të Përndjekurit Politik, Jonila Godole në deklaratën e parë të bërë ka kërkuar distancimin e PD nga Berisha dhe largimin e tij nga PD. Në një intervistë, Godole tha se kontributi i personaliteteve duhet të njihet dhe respektohet në parti, por në rastet kur duhen distancuar duhet ta bëjnë duke përmendur shembullin e CDU nga ish-kancelari gjerman Helmut Kohl. E pyetur konkretisht për largimin e Berishës, Godole tha se edhe ai duhet të largohet dhe se PD duhet të  tregojë se është vërtet një parti që e meriton të vijë në pushtet.

"E pyetur nëse është pjesë e demokratizimit të partisë edhe vendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për të qenë në parlament, ndonëse është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, Godole deklaroi se “Vendimi i z. Berisha është vendim personal i tij. Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në këto lloj momentesh të rëndësishme. Kjo do ta çojë PD përpara ose jo, këto janë kosto që do t’i mbajnë ata. Unë kam thënë që bota ka treguar që dhe personalitete të mëdha, të cilët kanë qenë absolutisht të rëndësishëm për gjithë Evropën, ku kam sjellë në vëmendje rastin e ish-kancelarit gjerman  Helmut Kohl, në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij, por duke respektuar kontributin e tij deri në fund. Këto janë vendime që i marrin partitë vetë. Këto janë modele që unë i kam sugjeruar. Nëse mua do më pyesin sot nga brenda PD, patjetër që do ta sugjeroj këtë dhe do flas hapur. Por kjo është pjesë e PD, duhet të tregojë se është vërtet një parti që e meriton të vijë në pushtet. Unë shpresoj shumë që PD të bëjë zgjidhjen e tyre", tha Godole.

Kjo ishte një deklaratë e fortë, ku Godole tha atë që asnjë demokrat i vjetër e me më shumë pushtet nuk ka guxuar ta kërkojë.  Thirrjes së Godoles për distancim nga Berisha iu dha zë edhe nga portali  i familjes Berisha por edhe nga gazeta e partisë "RD", fakt që habiti shumë demokratë duke shkaktuar furtunë aq sa më pas lajmi u fshi dhe u desh një autokritikë e kryeredaktorit të “RD”-së, Bledi Kasmi, duke u justifikuar më fjalën e lirë, por në fakt lajmin e ka zhdukur nga faqja e tyre. Fakt që të lë të kuptohet se furtuna e vërtetë nuk është bërë nga demokratët, por nga drejtuesit demokratë.

“Asgjë nuk na lëkund nga besimi se Berisha ne funksionet e tij te te berit shtet dhe opozitar, ne te gjithë dimensionin e tij politik mbetet burrë shteti, por fjala e lire është tjetër, pasqyrimi i saj është tjetër dhe qëndrimet mbi to krejt tjetër. Mirënjohje te gjithë lexuesve për sugjerimet e tyre”, shkruan Kasmi në reagimin e tij.

E gjithë kjo situatë ka bërë që Alfred Rushaj, i zgjedhur si kreu i grupit parlamentar të PD, të vendos 'rregull' për të gjithë demokratët e zgjedhur në postet drejtuese që të mos japin më prononcime dhe intervista pa u koordinuar më parë me linjën politike të partisë.  

Postimi i lajmit nga RD

Lajmi i fshire nga RD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Deklarata e Godoles për largimin e Berishës shkaktoi 'furtunë' në PD, kreu i grupit, Rushaj jep urdhrin e parë: Jo më intervista pa koordinimin e partisë

Deklarata e sekretares së re të PD për ish-të Përndjekurit Politik, Jonila Godole, që kërkoi distancimin e partisë nga Sali Berisha, shkaktoi 'furtunë' tek të djathtët.

Jo pak habi shkaktoi publikimi i kësaj thirrje nga vetë mediat e PD, si Rilindja Demokratike, Organi zyrtar i Partisë Demokratike apo portali i familjes Berisha. E duket se kjo situatë ka 'detyruar' kreun e grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj që të japë urdhrin e tij të parë në këtë detyrë.

'Report TV' ka siguruar një mesazh që ai i ka dërguar drejtuesve të rinj, duke i ndaluar të dalin në intervista mediatike, apo të japin qëndrime për çështje të caktuar, pa u koordinuar më parë me linjën politike të partisë.

"Mirmbrëma të gjithëve! Duke ju uruar shumë suksese në detyrën e rëndësishme që ju është besuar, kërkoj mirëkuptimin tuaj për të mos konfirmuar asnjë dalje mediatike pa koordinuar më parë mesazhin politik për temat që diskutohen. Gjithashtu çdo dalje mediatike për çështje politike duhet të realizohet me një njoftim paraprak të Zyrës së Shtypit të PD. Ju falënderoj për mirëkuptimin! Gjithë të mirat, Alfred Rushaj", thuhet në mesazhin dërguar drejtuesve të rinj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë