A ju frymëzon edhe ju fjalimi që Grida Duma mbajti para studentëve? Ndiqeni të plotë (VIDEO)

A ju frymëzon edhe ju fjalimi që Grida Duma mbajti para studentëve? Ndiqeni të plotë (VIDEO)

Grida Duma duke mbajtur fjalimin

Në profilin e saj në Facebook, deputetja e PD-së Grida Duma ka publikuar një video duke mbajtur një fjalim motivues përballë një grupi të rinjsh dhe disa nga figurave të njohura të aktualitetit në Shqipëri.

Përballë tyre, Grida ka diskutuar se çfarë sekretesh mëson jeta përtej bankave të shkollës, si ka ecur deri këtu dhe çfarë ka ndodhur dhe ku ka dështuar.

S’mjafton të kesh rezultate të mira në kartona diplomash, s’mjafton as t’ia hedhësh fajin sistemit që funksionon keq, e pastaj të përfundosh vetë akoma më keq; suksesi, kur e arrin, është shumë më tepër se kaq. Që t’ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë; duhet të stërvitesh fort në mendje dhe në zakonet e përditshme. Zakone fare të vogla – nga ngrënia e mëngjesit, tek ecja në rrugë, tek veshja e duhur, e më pas stërvitja e trurit si qendër force.

Grida Duma

Statusi dhe videoja e saj është komentuar pozitivisht dhe është shpërndarë nga qindra ndjekës të deputetes, po ju si iu duket? A e gjeni fjalimin e saj inspirues për të rinjtë dhe aspiratat e tyre në jetë?

Pjesë nga fjalimi i Grida Dumës:

Gjëja që i mungonte më shumë këtij njeriu ishte të kishte një fëmijë. Ai shkrin të gjithë artin e vet, bën një kukull prej druri, e cila për shkak se ishte mjeshtëria e tij kaq e madhe, di të flasë, di të ecë, di të gëzojë, di ta gëzojë. Xhepeto brenda një nate kupton që shpirtin nuk mund t’ia japë, ndërgjegjen nuk mund t’ia japë, nuk mundet.

Unë kam pak emocion t’ju pyes sa herë brenda vetes tuaj ju ka thënë një gjë brenda MOS. Problemi më i madh për ne është çfarë do mendojnë të tjerët edhe si do na gjykojnë këta të tjerët. Nuk ndodh! Njerëzit më të afërt janë egoistë, ju duan për vete. Kurrsesi dhe e gjithë fitorja është veçse në mendje. Absolutisht jo, unë e kam provuar në kurriz që gjatë gjithë kohës sistemi është i padrejtë. Po ju siguroj një gjë, e para, fituesit nuk janë ankuesit, duhet të vetëpëlqeheni. Është fantastike të jetosh. Gjëja e parë që duhet të keni bindje është që kurrë në botë nuk rregullohen sistemet aq shumë saqë askush të mos ankohet për to. Themeli është si jam unë, sa mirë jam unë. Nuk ka asgjë të rastësishme, por sistemi ka nevojë për një pakicë që janë më të mirët, janë të nevojshëm për sistemin, se do edhe sistemi të marrë frymë.

Ju mendoni sot që këta që dështojnë, ose kushdo që dështon në poltikë në shoqëri apo ku di unë, në biznes duan të dështojnë? Asnjëri s’do të dështojë. Arsyeja e vërtetë sepse dështojnë është se s’kanë të aftët me vete dhe mendojnë që ndonjëri mund ta bëjë vetëm. Kjo është gjëja e parë. Mësohuni, duhet të jesh shumë i aftë, duhet të shoqërohesh me të aftët, duhet të jesh shumë i mirë, por duhet të shoqërohesh me të ngjashmit, nuk duhet të urresh të ngjashmit. Kënaqësi e madhe që të bëj garë me një njeri që e meriton garën time. Të gjithë që jeni sonte këtu brenda vetes tuaj do bëni disa pyetje të vogla. Kush janë kujtimet që ju vijnë shpesh dhe që janë shenjë e mendjes tuaj dhe që mbështesin fituesin dhe të gjashmin? Për të mos u ndjerë vetëm. Dhe çfarë ndjeni ju kur lexoni? Je mjaftueshëm i fortë t’i thuash po? Për mua ne do jemi ndryshe. Ju do jeni ndryshe duke filluar nga gjërat e vogla dhe nga besimet e mëdha dhe duke dashur veten shumë më tepër. Unë jam e bindur që sistemi ka nevojë për ju, ky i poshtri sistem, cilido sistem ka nevojë për ju. Unë jo vetëm do t’ju marr sepse po më jepni mundësinë t’ju drejtohem sonte edhe të ndaj me ju disa gjëra që nuk lidhen me mua por lidhen me besimin absolut që ndjej unë në ajër. Që ky vend ka nevojë për ca si ju që besojnë te ca si unë. Duhet të rrimë këtu, sepse ky vend ka nevojë për ju. Ju do ta bëni këtë vend për fëmijën tim dhe do t’i pasoni atij përgjegjësinë ta bëjë për femijën tuaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 19/09/2018 23:44

    Mu po me ka frymezuar e ma ka ngritur lart..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave