Nuk besoj që e keni vënë re që në çdo reklamë të Apple ora shënon 9:42 ose keni menduar që është thjesht një rastësi.
Por në Apple ka një arsye për çdo gjë. Shpjegimi është i thjeshtë: Kjo është koha në mëngjes kur Steve Jobs njoftoi iPhone e parë. Ka qenë minuta e 42 kur Jobs ka thënë: “Sot Apple do të rishpik celularin”.
Dhe një foto e iPhone e cila tregonte në të orën 9:42 u shfaq në ekranin pas tij.
Por e gjithë kjo ndryshoi në vitin 2010, kur iPad u prezantua për herë të parë. Në të ora shënon 09:41.
Nëse kontrolloni faqen e Apple, koha e vendosur në pajisje është gjithmonë 09:41.
Dhe jo vetëm në iPhone por edhe Mac gjithashtu.
Lind pyetja pse ka ndryshuar koha?
"Ne e kemi hartuar fjalimin në mënyrë që shfaqja e madhe e produktit të ndodhë rreth minutës së 40 të prezantimit ," ka thënë Forestall. Kur imazhi i produktit të shfaqet në ekran ne duam që koha e treguar të jetë sa më e afërt me kohën aktuale të publikut. Por ne e dimë që nuk mund të "godasim" ekzaktësisht në minutën e 40.
Ata bënë që koha në iPhone të jetë 9:42 dhe ishin shumë të saktë. Jobs njoftoi iPhone ekzaktësisht në 9:42.
Për iPad-in ata zgjodhën orën 9:41 pa asnjë arsye.
Ky është sekreti i “kohës magjike”.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

për Apple ora është gjithmonë 9:41 ">