Nuk ka një stilist të besuar, madje shpesh i riciklon veshjet dhe këpucët, por Kate Middleton ngelet përsëri një femër me shije dhe klas.

Për të tretën herë Dukesha e Kembrixhit është zgjedhur si femra më elegante e vitit, nga “Vanity fair Usa”. Revista do ta nxjerrë në kopertinë Dukeshën në muajin shtator.

Sipas Daily Mail Middleton di të veshë mirë fustanin e duhur dhe ngjyrën e duhur, në momentin e përshtatshëm.

Duket se të gjitha ngjyrat i shkojnë përshtat Dukeshës simpatike, por bluja ngelet ngjyra e saj e preferuar.
Su/ Shqiptarja.com