BERAT - Prej gati një vit kishte rënë pre e dhunës seksuale nga ana e njerkut të saj, ndërkohë që ky i fundit ka rënë në pranga të policisë dhe po meret në pyetje në lidhje me ngjarje. 14-vjecarja me inicialet J.H, banore e fshatit Bilc në rrethin e Beratit mësohet se që prej një viti kishte duruar kryerjen e mardhënieve seksuale dhe kryerja e veprave të turpshme nga ana e njerkut të saj. E shoqëruar nga e ëma, vajza nxënëse e klasës së tetë mësohet se ka mbërritur në organin blu ku ka denoncuar njerkun e saj, 62 vjeçarin, V. H. Në fakt kanë qënë mësuesit e shkollës dhe më pas psikologia e shkollës të cilët kanë zbardhur këtë ngjarje që kishte nisur plotë një vit më parë. Vajza mësohet se kohët e fundit ndodhej në një gjendje tepër të rëndë psikologjike çfarë kishterënë në sy tek mësueset e shkollës.Kanë qënë këto të fundit që mësohetse janë konsultuar me psikologen dhe kanë kërkuar të mësojnë më shumë mbi shqetësimin e vajzës.

Kjo e fundit ka pohuar se ndihej jo mirë pasi prej gati një vit njerku i saj kryente me të marrëdhënie seksuale dhe vepra të turpshme. Pasi ka mbajtur gjithcka të fshehtë vajza ka pohuar se kishte frikë se nëse tregonte për veprat e turpshme të njerkut të saj ai do të “hakmerej” mbi nënën e saj. Në këto kushte vajza ka qendruar e heshtur deri dje pasdite, ku vendosi të denoncojë në polici ngjarjen. Ajo mësohet të ketë rrëthyher gjithcka në lidhje me këtë ngjarje tepër të rëndë. Sipas dëshmisë së vajzës njerku me të cilën nëna e saj që kishte martuar vite më parë në kohën që kjo e fundit mungonte ajo ndeshej me ngacmimet seksuale të njerkut të saj. Ky i fundit mësohet se përvec faktit që kryente vepra të turpshme me vajzën e gruas kishte kryer dhe marrëdhënie seksuale. 62-vjecari mësohet se u arrestua rreth orës 19:00 të pasdites së djeshme, ndërkohë që tashmë është duke u marë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

(aq/shqiptarja.com)