/ATSH/- OSHEE ka hyrë në marrëveshje me sektorin privat prej muajit mars, ku si abonentë jo familjarë kanë të drejtë të hyjnë në akt- marrëveshje me kompaninë për të paguar me këste detyrimin ndaj kompanisë.
Deri tani, janë lidhur mbi 5 mijë aktmarrëveshje me biznesin, me vlerë rreth 1 miliard lekë, thonë burime të OSHEE-së.
Sipas tyre, kërkesat janë në rritje, sepse dhe skema e ofruar shtrihet deri më 2017-n, vit kur parashikohet liberalizimi i plotë i tregut.
Për periudhën e fundit 4-mujore kur OSHEE nisi procesin e aplikimit të skemës lehtësuese deri më 31 mars, janë arkëtuar afro 27 miliardë lekë, prej të cilave, 86% janë arkëtime nga konsumatorët privatë.