Durrës- Policia ka arrestuar edhe pronarin e kamionit në të cilin mbrëmjen e së mërkurës u sekuestruan 190 kg në port, me destinacion Italinë.
 
Erjon Jovani  32 vjeç nga Durrësi është vendosur në pranga nga policia sot, ndërsa akuzohet se
në bashkëpunim me shoferin e kampionit, tashmë të arrestuar Erblin Tuka kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike.
 
Më datë 30.11.2016, në Portin e Durrësit gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin me targa AA 045 ND me drejtues Erblin Tukën janë zbuluar përmes skanerit 190 kg kanabis.



dy.b/shqiptarja.com