
Report Tv ka mundur të mësojë më shumë detaje rreth aksionit në një lokal të Elbasanit një ditë më parë, ku u arrestuan 14 persona dhe u gjetën e sekuestruan armë zjarri.
Tre nga 14 të arrestuarit ishin të armatosur me pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje.
Hetuesit dyshojnë se po planifikonin ndonjë krim. Në mesin e të arrestuarve janë edhe pronari i lokalit në Bradashesh, bashkë me djalin e mitur 17-vjeçar. Po kështu, i arrestuar është edhe ish-deputeti i PDIU, Bujar Muça. Ky i fundit u arrestua për kundërshtim të forcave të policisë, gjatë aksionit brenda lokali një ditë më parë.
Lajmi kryesor:
Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat? EMRAT e të arrestuarve në Elbasan, mes tyre ish-deputeti Muça dhe miku i Shullazit









