TIRANË- Një ditë pas sekuestrimit të pronave të Ylli Ndroqit, LSI-ja ka reaguar nëpërmjet ish- deputetes Nora Malaj.

Njësoj si reagimi i Partisë Demokratike një ditë më parë, edhe LSI i del në mbrojtje gazetarëve dhe vetë Televizionit, por nuk thotë asnjë fjalë për pronarin e tyre, Ylli Ndroqi i akuzuar për pastrim parash e i arrestuar në Itali e Turqi për trafik heroine.

Ajo e cilëson si format banditesk, presion diktat kundër fjalës së lirë.

"Po me Orën dhe Ora Neës çfarë patët? !! Sikur të mos mjaftoj Kovidi dhe temperaturat e larta , sikur të mos mjaftojmë me zjarret masive përreth, lajmi i mësymjes së ë forcave policore dhe Renea ,në mjediset e Ora dhe Ora Neës ishte qershia mbi tortë dhe tronditi anë e mbanë terë opinionin publikë dhe i la të gjithë pa fjalë...

A mendon vallë ndokush që fjala e lirë është e drejtë themelore që mbrohet nga çdo qytetarë dhe individ , që atë e konsideron të shenjtë??!! Si mundet që një Media Kombëtare të dhunohet në kete format banditesk, duke treguar sesa larg është shteti i së drejtës në kete vend??!!

Teksa shihja pamjet e shëmtuara ne media , polici e armatosur që kishin mësyrë te Ora dhe gazetarë në trysni, ndjen se fundi i kësaj kaste mafiozes , që dhe lirinë e fjalës duan ta prangosin e dhunojnë është shumë pranë asaj revolte qytetare e popullore. Sot qytetarët dhe zëri i tyre mbrohen , duke u garantuar nga këto media , që janë pranë halleve të qytetarëve dhe tregojnë të vërtetat edhe kur ato dhembin! Ndaj kujdes me Median si Ora , të pavarura dhe që fjalën e qytetarit dhe shenjtërinë e tij e mbrojnë me profesionalizëm dhe qytetari. Larg duart nga Ora Nëes dhe Ora , se kushdo që do ushtroj presion dhe diktat , fundin e ka të dhimbshem!

Mirenjohje dhe vleresim per te gjithe gazetaret dhe gazetaret, te gjithe stafin e Ores dhe Ora Neës , qe sot punojne me profesionalizem e jane lider ne media e lire.

E verteta eshte se pema me kokrra gjithnje gjuhet. E tille është dhe Ora dhe Ora Neës. Lider e fjalës dhe lajmit të vërtetë! Kush godet fjalën e lirë, ka goditur demokracinë , për t’i hapur rrugë diktaturës! Kujdes fjala kocka nuk ka, por të vërtetën e ka armën e saj më të fortë", shkruan Malaj.