Sekuestro pasurisë marramendëse të shkodranit që transportoi 1 ton marijuanë në Podgoricë

Sekuestro pasurisë marramendëse të shkodranit që transportoi 1 ton marijuanë në Podgoricë

Ndue Vasel Pepaj, i dënuari për transportin e 1 ton hashash në Mal të Zi

Pas disa muajsh hetime të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë Hetimore të Task- Forcës Speciale Qendrore në Policinë e Shtetit u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Shkodër, sekuestron të 7(shtatë) pasuri të paluajtshme, tokë me sipërfaqe rreth 15500 m2 dhe ndërtesa social-ekonomike me sipërfaqe rreth 450 m2,ku përfshihen Bar-Restorant, Hotel “Kavaliero”, Lavazh dhe Dyqan Cigaresh, në fshatin Bajzë, njësia Administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, në pronësi të shtetasit Ndue Vasel Pepaj dhe familjarëve të tij.

Sipas njoftimit të policisë, Ndue Vasel Pepaj rezulton kreu i një organizate kriminale në Malin e ZI që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe është arrestuar gjatë një operacioni nga policia malazeze në 17 dhjetor 2017, bashke me 11 persona te tjere.

Ndue Vesel Pepaj këto pasuri të sekuestruara i ka ricikluar duke i tjetërsuar në emër të personave të tjerë, sidomos në emër të motrës, dhëndrit dhe dajës së tij. Ai akuzohet për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policise:

Sekuestrohen 7(shtatë) pasuri të paluajtshme në Bajzë, njësia Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.

Pas disa muajsh hetime të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë Hetimore të Task- Forcës Speciale Qendrore në Policinë e Shtetit,  sot më datë 18.05.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Shkodër, e cila pas kërkesës së organit të Prokurorisë kishte vendosur sekuestron preventive të 7(shtatë) pasurive të paluajtshme, tokë me sipërfaqe rreth 15500 m2 dhe ndërtesa social-ekonomike me sipërfaqe rreth 450 m2,ku përfshihen Bar-Restorant, Hotel“Kavaliero”, Lavazh dhe Dyqan Cigaresh, në fshatin Bajzë, njësia Administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, në pronësi të shtetasit Ndue Vasel Pepaj dhe familjarëve të tij.

Sekuestrimi u krye në funksion të hetimeve të  procedimit penal të vitit 2018,  për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Bazë për fillimin e këtij hetimi ka shërbyer njoftimii ardhur nga autoritetet e Mali të Zimë 17 dhjetor 2017.

Atë ditë, 17 dhjetor 2017, rreth orës 16.00, autoritetet malazeze në kuadrin e operacionit “Mashtrim” (“Trick”), arrestuan12 persona, përfshi shtetasin shqiptar Ndue Vasel Pepaj, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, si kreun e njëorganizate kriminale që vepronte në Mal të Zi dhe që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar 982 kg marijuanë, 1,7 kilogram heroinë dhe rreth 3 kg përzierës.

Sipas policisë malazeze, kjo organizatë kriminale dyshohet se kishte vepruar për një periudhë të gjatë kohore dhe veçanërisht aktive ka qenë që nga 01 janari2016 në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në nivel ndërkombëtar.

Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Malit të Zi,  përfaqësues të së cilës u takuan me autoritetet ditën e fundit në Prokurorinë e Shkodrës në funksion të hetimit të kësaj çështje dhe të ekzekutimit të Letër-Porosive së kërkuara në mënyrë reciproke nga autoritet gjyqësore të të dy shteteve. 

Hetimi dhe sekuestrimi i aseteve është bërë pasi dyshohet se këto pasuri janë produkt i veprimtarisë kriminale  të trafikimit të narkotikëve, të kryer nga shtetasi Ndue Vasel Pepaj.

Më pas shtetasi Ndue Vesel Pepaj këto pasuri  i ka ricikluar duke i tjetërsuar në emër të përsonave të tjerë, sidomos në emër të motrës, dhëndërrit dhe dajës së tij.

Zbatimi i vendimit të gjykatës për ekzekutimin e sekuestrimit u bë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër dhe Agjencinë e Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila mori në administrim pasuritë e sekuestruara.

Hetimet për këtë çështje vazhdojnë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb