Është vënë nën sekuestro qendra multifunksionale e Norcias në Italinë qendrore e projektuar nga arkitekti i njohur Stefano Boeri, i cili gëzon famë edhe në Shqipëri, duke qenë se pas 20 vitesh amulli në Tiranë, ai ka projektuar planin urbanistik të kryeqytetit shqiptar.

Projekti në fjalë që është vënë nën sekuestro ishte realizuara falas nga Boeri pas tërmetit të 24 gushtit 2016 që kishte goditur rajonin e Umbrias dhe Italinë qendrore. Kryekomunari i Norcias Nicola Alemanno dhe vetë Boeri, që ishte drejtori i punimeve – po hetohen me akuzën e shkeljes së ligjit të ndërtimit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryekomunari Alemanno, pasi është vënë në dijeni nëpërmjet një njoftimi të Prokurorisë për masën. Prokuroria e Spoletos pretendon se vepra në fjalë është realizuar në shkelje të ligjit që parashikonte që objekti të ishte i përkohshëm. Ndërkohë që sipas hetuesve, qendra “Norcia 4.0” ka një karakter përfundimtar.

“Është një keqkuptim tepër i madh, jam pa fjalë” – ka deklaruar menjëherë Boeri.

“Jam pa fjalë, jam i gatshëm të sfidoj këdo nga pikëpamja teknike. Ajo është një strukturë e përkohshme”.

Vetë Stefano Boeri ka folur vërtet i shtangur nga ky lajm për “Correre della Sera” lidhur me letër-njoftimin të cilën e kundërshton, pikërisht ai, arkitekti nga më të shquarit që e projektoi dhe zbatoi (nga ana tjetër falas) qendrën në Norcia, se paska shkelur ligjet e mbrojtjes së peizazhit.

Pjesë nga intervista e Boerit për “Corriere della Sera”

Prokuroria e Spoletos gjykon se është e përhershme....

“Nuk bëhet fjalë. Është një strukturë e ngritur me panele të parafabrikuara druri, të montuara me bulona dhe me vida të thata. Madje edhe menteshat dhe impiantet janë bërë me korrigjime teknike të veçanta në mënyrë që të rihiqen. Është që e gjitha e çmontueshme dhe e lëvizshme”.

Dyshohen themelet që janë bërë me beton...

“Tani duhet të tregohemi seriozë. Ajo është një zonë ku ka patur një tërmet shkatërrimtar. Komuna na kërkoi një strukturë të sigurt ku të mund të strehoheshin personat që gjatë sizmës mbetën duke fjetur në qiell të hapur, pasi nuk dinin ku të shkonin. Ne, për t’u treguar të kujdesshëm, ndërtuam një themel shumë më të lehtë me trarë dhe pllaka çimentoje, si dhe një sistem ajrimi që mund të hiqet lehtësisht. Por nëse nuk është në rregull kjo, pyes: do të sekuestrojmë që të gjitha shtëpizat (zgjidhje banimi emergjence) me themele betoni?

Prokurorët kundërshtojnë faktin që zona ku është ngritur është bujqësore dhe ndodhet brenda Parkut Monti Sibillini, përpara se ta realizonit me fondet e mbledhura nga nisma “Një ndihmë menjëherë”, a kërkuat lejet e rregullta?

“Zona u caktua nga Komuna, pas një urdhri të kryekomunarit në përputhje me urdhëresat e Emergejncës Civile, e cila i ka ndjekur të gjitha hapat e ndërtimit, së bashku me një arkeolog që ka qenë gjithnjë i prnaishëm. Në inaugurim ishin komisionari i jashtëzakonshëm Vasco Errani dhe presidentja e rajonit Katia Marini”.

qendra

Në foto, qendra e projektuar nga Stefano Boeri në Norcia, që është vënë nën sekuestro

s.k/Shqiptarja.com