Sekuestrohen 1.9 kg drogë, Audi
dhe 5 celular,në pranga 5 persona 

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Korçë pasi atyre i’u janë gjetur lëndë narkotike, një automjet tip Audio dhe 5 aparate celularë.

Sipas policisë së qytetit juglindor, bëhet e ditur se, në operacionin e koduar “Ballkoni”  janë arrestuar: Igli Mujo, 21 vjeç, Bledar Hasa, 28 vjeç banues në Korçë. Klajdi Demko, 22 vjeç, Florian Shkëmbi, 22 vjeç dhe Mariol Kolonjari, 28 vjeç.
 
Në lagjen nr 6, Korçë, në një lokal, katër personave i’u gjet një sasi prej 3,8 gram lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva të cilën dyshohet se ia kishin blerë Mariol Kolonjari. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Mariol Kolonjari i’u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1.9 kg bimë e dyshuar Cannabis Sattiva, 1.6 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 1 autoveturë tip Audi me targa AA 175 MT, në pronësi të Bledar Hasa, si edhe 5 (pesë) aparate celulari. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.