Policia e Tiranës gjatë kontrollit në një dyqan në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ka zbuluar dhe ka sekuestruar një sasi prej 115 kg kafe, kontrabandë.
Në pranga është vënë pronari i dyqanit 61-vjeçare Vladimir Hoxha, ndërsa është proceduar penalisht bashkëshortja e tij A.G., pasi gjatë kontrollit në dyqan, u zbulua se nuk lëshonte kupon tatimor për mallrat që tregtonte.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurash“, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale“.