Policia zvicerane ka arrestuar 5 persona, mes tyre 4 shqiptarë të akuzuar për trafik droge, pasi u janë sekuestruar mbi 4 kg heroinë.
 
Shqiptarët u arrestuan në Zyrih, ndërsa ishin në survejimin e autoriteteve prej disa kohësh.
 
Përveç kokainës, atyre iu sekuestruan edhe një sasi e konsiderueshme frangash dhe sende të tjera.
 
Të arrestuarit janë nga 18-47 vjeç, ndërsa identitetet e tyre nuk bëhen publike, por vetëm fakti që 2 prej tyre qëndronin ilegalisht në Zvicër.



dy.b/shqiptarja.com