Memaliaj-Policia ka sekuestruar 5 kg Cannabis Sativa dhe 4 armë zjarri në fshatin Zhapokikë në Memaliaj.
Operacioni i koduar “Zhapokika” është realizuar në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në operacion policia e Memaliaj është mbështetur edhe nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve te Paligjshme në D.V.P.Gjirokastër.

Dy persona dyshohen për këtë ngjarje por emrat e tyre nuk janë publikuar për arsye hetimi deri sa të zbardhet e plotë ngjarja. Droga dhe armët që po transportoheshin në një përrua për fshehjen e tyre, janë gjetur nga policia të fshehura në një shkurre 4 armë, përkatësisht 3 armë model 54, një automatik model 56 dhe dy krehëra me fishek, gjithashtu afër vendi të armëve ishte fshehur edhe 5 kg Cannabis Sativa.

Policia po punonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 e Kodit Penal.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com