Sekuestrohen 50 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, ekuipazhi: U mor nga Libia për përdorim të peshkarexhës 'Geni', në vendet e tjera janë çmimet e larta

DURRËS - Një anije peshkimi me 50 mijë litra naftë kontrabandë është ndaluar në portin e Durrësit mbrëmjen e së enjtes. Anija "Geni", me pronësi të Xhevid Hajdari është e katërta anije peshkimi që zbulohet që ka naftë kontrabandë në hambarin e saj. Sipas deklaratave të dhëna në polici ku është shoqëruar ekuipazhi dhe janë marrë në pyetje, kanë deklaruar se sasia dyshohet se është marrë nga një vend i Lindjes së Mesme për përdorim të anijsn “Geni” për shkak se çmimet në vende të tjera janë të larta.

Nafta dyshohet se vjen nga Libia, nga zona që nuk kontrollet nga shteti. Anijet e peshkimit që furnizohen me naftë kontrabandë, sic është rasti i anijes “Geni” e sjellin përmes depozitave të fshehta dhe e shesin po prapë kontrabandë në peshkarexhat e Durrësit. Anijet e peshkimit e marin naftën me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta  dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.

Anijet e peshkimit, prej vitesh bëjnë  kontrabandë nafte në vendet e Lindjes së Mesme me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta dhe pastaj e shesin tek peshkarexhat e Durrësit, duke shmangur detyrimet fiskale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë