Sekuestrohen 6000 m2 tokë në Himarë me vlerë 1.8 mln euro! U përfitua me falsifikim dokumentesh nga Kristo Gjoka

VLORË- 6000 m2 tokë është sekuestruar nga prokuroria e Vlorës, në zonën e Livadhit në Himarë me vlerë tregu 1.8 mln euro. Nga hetimet ka rezultuar se pasuria e regjistruar në Kadastrën e Vlorës, është regjistruar me dokumente të falsifikuara nga Kristo Gjoka, i arrestuar tashmë nga policia.

Gjatë hetimeve të kryera mbi bazën e akteve të administruara si dhe aktit të ekspertimit tekniko-grafik të kryer nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar e provuar se dokumentacioni i kësaj praktike që bën fjalë për pasuri të regjistruar në zonën e Livadhit Himarë, ka rezultuar i falsifikuar. Kështu është provuar se i dyshuari Kristo Gjoka, banues në Himarë, ka falsifikuar dokumentet e pronësisë, AMTP-në, formularin nr.6, si dhe gjithë praktikën e dalë nga Këshilli i Qarkut Vlorë, DAMT-ja. Kristo Gjoka, dokumentet e falsifikuara i ka paraqitur fillimisht pranë Bashkisë Himarë, Drejtorisë të Menaxhimit të Tokave Pyjeve dhe Kullotave ku ka kërkuar regjistrimin e ngastrës te quajtur “Apelistra”, me sipërfaqe 6000m2.

Mbi bazën e këtyre veprimeve të kryera, gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Kristo Gjokën. Ndërkohë gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e një sipërfaqe totale prej 6000 m², të ndodhura në zonën e Livadhit, Himarë në Qarkun Vlorë dhe ka vendosur masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive për pasurinë e cituar në kërkesën e paraqitur nga Prokurorisë Vlorë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë
Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, caktoi masën e sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, për një sipërfaqe totale prej 6000 m², të ndodhura në zonën e Livadhit, Himarë në Qarkun Vlorë. Vlera e pasurisë të sekuestruar, sipas përllogaritjeve bazuar mbi çmimet e tregut, kap shifrën prej 1 800 000 euro. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në datë 07.09.2021, ka regjistruar proçedimin penal me nr.1300, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 248, 186 dhe 287 të K.Penal. Nga hetimi rezultoi se pasuria e regjistruar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë (ASHK), në nenin hipotekor 235, datë 01.09.2020, ZK.1952, Himarë, është regjistruar me dokumente të falsifikuara në emër të shtetasit K. Gj.

Gjatë hetimeve të kryera deri në këtë fazë të hetimit, mbi bazën e akteve të administruara si dhe aktit të ekspertimit tekniko-grafik të kryer nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar e provuar se dokumentacioni i kësaj praktike që bën fjalë për pasuri të regjistruar në zonën e Livadhit Himarë, ka rezultuar i falsifikuar. Nga aktet hetimore, provohet se i dyshuari shtetasi K. Gj., banues në Himarë, ka falsifikuar dokumentet e pronësisë, AMTP-në, formularin nr.6, si dhe gjithë praktikën e dalë nga Këshilli i Qarkut Vlorë, DAMT-ja. Shtetasi K. Gj., dokumentet e falsifikuara i ka paraqitur fillimisht pranë Bashkisë Himarë, Drejtorisë të Manaxhimit të Tokave Pyjeve dhe Kullotave ku ka kërkuar regjistrimin e ngastrës te quajtur “Apelistra”, me sipërfaqe 6000m2. Mbi bazën e akteve të administruara deri më tani, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin K.Gj.

Me vendimin me nr.448 datë 22/10/2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sipas objektit të mësipërm. Po kështu, në funksion të këtij procedimi penal, është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, lidhur me nenin hipotekor 235, datë 01.09.2020, ZK.1952, Himarë më një sipërfaqe totale prej 6000 m², të ndodhura në zonën e Livadhit, Himarë në Qarkun Vlorë. Me vendimin me nr.449 datë 22/10/2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, duke vendosur masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive për pasurinë e cituar në kërkesën e paraqitur nga Prokurorisë Vlorë.’

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babi: 26/10/2022 15:57

    Hajdutet e himares qe kane vjedhur pronat e njeri tjetrit duhet te denohen sipas ligjit

    Përgjigju
  • minushe: 26/10/2022 15:33

    po per plehrat e ASHK -se nuk do shkojne ne burg, qe bejne keto fallsifikime dhe bejne te veshtirin kur vjen puna tek regjistrimi i tokes se ish pronarit ASHK ISH HIPOEKA institucioni me i korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen