Kapen rreth 70 mijë euro në portin e Durrësit, të fshehura në tavanin e autobusit, arrestohen 2 shoferët! Paratë dyshohet se i përkasin një grupi kriminal që kishte çuar drogë në Itali

Kapen rreth 70 mijë euro në portin e Durrësit, të fshehura në tavanin e autobusit, arrestohen 2 shoferët! Paratë dyshohet se i përkasin një grupi kriminal që kishte çuar drogë në Itali

Foto ilustruese

DURRËS- Një sasi prej 66 040 euro është sekuestruar në Portin e Durrësit, të fshehur në një autobus të linjës Shqipëri-Itali. Report Tv mëson se lekët ishin të ndara në 7 pako, e ndërsa kanë rënë në pranga edhe 2 shoferët, shoferi i parë dhe ai ndihmës. Mësohet se janë arrestuar Vullnet Elezi 50 vjeç banues në Elbasan dhe Anastas Thanasi 61 vjeç, banues në Tiranë. Paratë ishin fshehur në tavanin e autobusit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dyshimet e para janë se sasia e lekëve i përkisnin grupeve kriminale që kanë dërguar lëndë narkotike në Itali dhe që prisnin euro në Shqipëri. Kjo është pista kryesore e ehetimeve, e megjithatë grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

"Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin në Port, Durrës, një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro.

Sekuestrohen 66 040 euro të pa deklaruara. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kishte marë informacion në rrugë operative për një sasi eurosh që mund të futeshin në rrugë të paligjshme nëpërmjet Portit të Durrësit. Bazuar në këtë informacion  në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare dhe autoritetet doganore, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga ana e shënimeve të Policisë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobuz, me drejtues shtetasit V. E., dhe A. Th. Gjatë kontrollit të kryer në tavanin e autobuzit, shërbimet e Policisë konstatuan 66 040 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", shtetasit V. E., 50 vjeç banues në Elbasan dhe A. Th., 61 vjeç, banues në Tiranë (shofer të autobuzit). Strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë vepër penale", ka njoftuar Policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë