Një 23 vjeçar nga Pogradeci është vënë në pranga, ndërsa iu sekuestruan 71 doza, me bimë narkotike të dyshuar si cannabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në operacionin “Odeon”, 23-vjeçarit Xhulian Haxhillari, iu gjetën në rrobat e veshura 10 doza dhe 61 të tjera në banesën e tij. Sipas policisë dyshohet se këto doza, i arrestuari do t’i shpërndante në qytetin e Pogradecit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)