Sekuestrohen 98 kg kanabis e dy makina në Vlorë, pranga dy trafikantëve

Sekuestrohen 98 kg kanabis e dy makina në Vlorë, pranga dy trafikantëve

Një sasi prej 98.3 kg kanabis është sekuestruar në Vlorë, ndërsa janë vënë në pranga dy trafikantë. Policia njofton se ka arrestuar shtetasit Nikolla Gërdhuqi, 31 vjeç, banues në Pilur, Himarë, dhe Moisi Mëhillaj, 42 vjeç, banues në Kuç, Himarë.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sasia e lëndës narkotike, në total 98.3 kg dhe dy automjete tip “Benz”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente