Struktura e Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave ka sekustruar 2 376 palë sandale pa faturë tatimore dhe 7600 palë atlete të markave Adidas, Nike dhe Lacosta, të cilat dyshohen se janë produkte të falsifikuara.
Përmes një njoftimi për shtyp administrata doganore produktet u sekuestruan falë operacionit “Change” në sajë të të cilit u arresua shtetasi N.Haruni, administrator i firmës “N.M.S”, për veprën penale të Kontrabandës me Mallra të Tjera dhe Shkeljes së të Drejtës së Pronësisë Industriale,

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, nga rakordimi i bërë në sistemin doganor rezultoi se shtetasi N.Haruni dyshohet të ketë bërë deklarime doganore të ndryshme me produktet fizike që ka importuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Lidhur me këtë, strukturat e Departamentit Operativ Hetimor në DPD nisën investigimin dhe verifikimin e dokumentacionit të 3 viteve të fundit që subjekti “N.M.S” ka paraqitur pranë autoriteteve doganore në Shqipëri.
Ja njoftimi i plotë i Drejtorisë së Doganave
Struktura e Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Krimin e Ekonomik, Tatimet dhe Prokurorinë finalizuan sot operacionin “Change”, në sajë të të cilit u arresua shtetasi N.Haruni, administrator i firmës “N.M.S”, për veprën penale të Kontrabandës me Mallra të Tjera dhe Shkeljes së të Drejtës së Pronësisë Industriale, parashikuar nga Nenet 174 dhe 149.a i K. Penal. Ndërsa, po ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A.Mbirçe.
Operacioni “Change” u iniciua nga Departamenti Operativ Hetimor në DPD, strukturat e të cilit në bashkëpunim me Krimin e Ekonomik dhe Tatimet kryen kontroll në magazinat e firmës “N.M.S”, në Tiranë, ku edhe u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 376 palë sandale pa faturë tatimore, për të vërtetuar origjinën e mallit, të cilat dyshohen se janë kontrabandë, si dhe 7600 palë atlete të markave Adidas, Nike dhe Lacosta, të cilat dyshohen se janë marka të falsifikuara.

Nga rakordimi i bërë në sistemin doganor rezultoi se shtetasi N.Haruni dyshohet të ketë bërë deklarime doganore të ndryshme me produktet fizike që ka importuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore. Lidhur me këtë, strukturat e Departamentit Operativ Hetimor në DPD nisën investigimin dhe verifikimin e dokumentacionit të 3 viteve të fundit që subjekti “N.M.S” ka paraqitur pranë autoriteteve doganore në Shqipëri.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO