Policia e Durrësit ka sekuestruar 8 armë zjarri ‘pistoletë’ në portin e Durrësit të cilat po transportoheshin nga një furgon me targa angleze. Furgoni është ndaluar nga policia në vijën e dytë të kontrollit të terminalit të trageteve ku më pas do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Mësohet se 8 pistoletat të llojit 'glock' ishin ambalazhuar në një kuti kartoni dhe kishin destinacion Anglinë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka marrë në dorë hetimet për rastin.

Ndërkohë është shoqëruar në komisariatin e policisë së Durrësit, Jetmir Koloshi, drejtuesi i automjetit që po merret në pyetje mbi armët e gjetura brenda furgonit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Kishin destinacion Anglinë, SPAK merr në dorë hetimet për 8 pistoletat ‘Glock’ të gjetura brenda furgonit në Portin e Durrësit

1676975686_arretohet.JPG

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në dorë hetimet për 8 pistoletat ‘Glock’ që u zbuluan btrenda furgonit me targa angleze në Portin e Durrësit.

Pistoletat ishin ambalazhuar në një kuti kartoni. Ndërsa mësohet se destinacioni ishte Anglia.