Sekuestrohen dy mina me telekomandë në Durrës, arrestohet i riu, do i shiste 2000 euro (VIDEO)

Në Durrës janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, ndërsa është arrestuar një i ri.

I riu lëvizte me lëndë eksplozivi me vete dhe dyshohet se do t'i shiste me çmimin 2000 euro.

29 vjeçari i arrestuar me iniciale V. N banues në Sukth, Durrës, është dënuar më parë për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë".

Mbi të riun rëndojnë veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Telekomanda".  Sekuestrohen 2 mina me telekomandë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, i cili do t’i shiste kundrejt fitimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacione që dispononin se një shtetas lëvizte me lëndë eksplozivi me vete, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar "Telekomanda", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

V. N., 29 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë". Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar shtetasin V. N. në afërsi të vendit të quajtur "Muzeumi" dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, të cilat ky shtetas do t’i shiste me çmimin 2000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

1608731195_16087307480c3d07cdbc1743828748e77e7fd83d32.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin