Durrës-Plot 108 960 euro dhe 600 franga, janë sekuestruar në Portin e Durrësit, të cilat dyshohen se janë të ardhura nga aktivitet kriminal.
Sipas njoftimit të policisë në kuadër të këtij operacioni u arrestua Jahje Zebi.
Paratë e padeklaruara nga 40-vjeçari u gjetën në furgonin e mallrave që ai drejtonte, konkretisht në një çantë rrobash, të mbledhura brenda me një palë pantallona xhins.
Shuma e parave u gjet nëpërmjet nuhatjes së qenit të kufirit.
Si provë materiale u sekuestruan paratë, 2 celularë dhe pasaporta e tij.
Para tre ditësh blutë sekuestruan 223 200 euro po të ardhura nga aktiviteti kriminal, teksa në pranga u vendos Mariglen Daiu.
"Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Aseti".
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Jahje Zebi, 40 vjeç, banues në Dibër. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK.
Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara", njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Më 11 maj duam rezultat të thellë, zgjedhjet të rëndësishme sa të vitit 1992! Ata duan të shkrijnë SPAK, mos ia jepni votën kënetës
21 Mars, 09:08
-
Dumani rrëfen vrasjen e Dorjan Shkozës: Erjon Alibejt i thashë se do e bënte Bitri, makinën ‘Benz’ ia mora Florenc Çapjas! I tregova se e doja për atentat
20 Mars, 12:03
-
Durrës/ Shtriu përtokë një grua dhe i grabiti çantën, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar! Kamera filmoi momentin e sulmit (EMRI+VIDEO)
20 Mars, 11:25
-
Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 44-vjeçari nga Kosova
20 Mars, 10:07
-
U ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, GJKKO lë në burg ish-kreun e bandës së Durrësit! Lulzim Berisha mohon njohjen me Luftar Reçin: Nëse më provoni një kontakt, më dënoni si të doni
20 Mars, 09:51
-
Arrestohet nipi i ish-ministrit Lefter Koka, iu gjet armë pa leje në banesën në Durrës
20 Mars, 09:31
-
VIDEO/ 4 të rinj vdesin në aksident tragjik në Fushë-Prezë, 2 prej tyre vëllezër! Mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes! Shoferi i betonieres pa patentë, ndaloi në rrugë pa bllokazh
20 Mars, 06:49
-
Durrës/ I dënuar me 4,5 vite burgim në Itali për trafik droge, arrestohet për ekstradim 51-vjeçari nga Maminasi (EMRI+VIDEO)
18 Mars, 10:08
-
Grip shpendësh edhe te AIBA e Armand Dukës/ 65 mijë pula të ngordhura, s'dihet nëse janë asgjësuar dhe ku! Ministria pa transparencë edhe për REA's
17 Mars, 11:33
-
Zjarr i madh në Tragjas të Vlorës, forca të zjarrfikëseve nisen drejt vendngjarjes! Flakët përfshijnë edhe malin e Gamit në Mukje! Vengu: Ishte i qëllimshëm (VIDEO)
15 Mars, 21:36
-
Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Durrësit, 2 të rinj në pranga
14 Mars, 12:17
-
Moti i keq/ Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Rinisin nesër
14 Mars, 09:59