10.4 kilogram lëndë narkotike Kannabis Sattiva është sekuestruar nga policia e Shkodrës në banesën e një 32 vjeçari në fshatin Golem të Njësisë Administrative Rrethina.


lenda narkotike
Sipas policisë, lënda narkotike është sekuestruar pas operacionit të koduar “Golemi” përmes të cilit u kap Gjon Shkambi, 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike e cila dyshohet se destinacion kishte tregun e brendshëm.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)