Policia ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 32.2 kilogramë kanabis në Manati të Lezhës. Mësohet se për këtë sasi droge është arrestuar një person, ndërsa janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij.
Blutë e Lezhës njoftojnë se droga u gjet në një banesë, pranë shtëpisë së 3 personave në fjalë, që ishte në përdorim prej tyre.
Në pranga ka përfunduar V.N., ndërsa në kërkim janë shpallur dy djemtë e tij me inicialet Sh.N., dhe S.N.
Sakaq, është arrestuar në fshatin Ndërfane të Mirditës dhe një tjetër i ri për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
2 kilogramë e 100 gramë kanabis iu gjetën një 29-vjeçari gjatë kontrollit policor. Në momentin që ka parë forcat e policisë, 29-vjeçari me inicialet M.P., ka hedhur drogën jashtë mjetit. Lidhur me rastin, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Droga e sekuestruar në Mirditë