Sekuestrohet 65 kg marijuanë në Malin e Zi që ishte nisur nga Shqipëria, në pranga dy të rinj

Sekuestrohet 65 kg marijuanë në Malin e Zi që ishte nisur nga Shqipëria, në pranga dy të rinj

Foto ilustruese

65 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia malazeze në Tuz dhe që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Në pranga kanë rënë dy të rinj, 27-vjeçari A.D. dhe 23-vjeçari I.D. Droga është gjetur në dy automjete, një tip “Skoda” dhe një “Renault” të drejtuar respektivisht nga A.D. dhe ID. Të dy automjetet ishin ne targa të Podgoricës.

“Nga kontrolli i kamionit, policia gjeti dy çanta të mëdha dhe një thes me 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marihuanë, me peshë rreth 65 kilogramë. Dyshohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte kontrabandë nga territori i Republikës të Shqipërisë në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.

A.D. dhe I.D. janë arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë