Policia e Tiranës ka sekuestruar një furgon mallrash i cili dyshohet se u përdor nga autorët e grabitjes së rreth 1 mln euro në aeroportin e Rinasit, mesditën e 30 qershorit. Report Tv ka siguruar foton e mjetit të sekuestruar i cili ndodhet tashmë ndodhet i bllokuar pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
 
furgoni sekuestruar rinas
(Furgoni i sekuestruar nga Policia)

Sipas Policisë, automjeti në fjalë cilësohet si provë materiale për të zbardhur autorët e grabitjes spektakolare 3 javë më parë, në brendësi të aeroportit të ndërkombëtar "Nënë Tereza".
 
Mësohet se mjeti furgon tip "Ford" është gjetur para disa ditësh poshtë urës që po ndërtohet për Unazën e Madhe, te Pallati me Shigjeta.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar pronarin e mjetit dhe për të hedhur dritë, nëse ky furgon është përdorur e grabitësit së 1 mln eurove në aeroportin e Rinasit, mesditën e 30 Qershorit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com