Kapen mbi 1 kg heroinë 'shitësit' pranë shkollave në Tiranë, ja si ra 'Peshku' në rrjetë

Kapen mbi 1 kg heroinë 'shitësit' pranë shkollave në Tiranë, ja si ra 'Peshku' në rrjetë

Heroina dhe peshorja e sekuestruar

TIRANE-Sekuestrohet 1 kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona. Operacioni i koduar "Rrjeta" u finalizua pasditen e djeshme, ndërsa të arrestuarit janë, E. S. që njihet edhe me pseudonimin “PESHKU” dhe F. Z. Sipas policisë ata shisnin heroinë në formë dozash në gjithë zonën e Tiranës, me klientelë fikse, por edhe në afërsi të shkollave.

Operacioni  është ndjekur me metoda speciale hetimi prej nëntorit të vitit 2018. Dy të arrestuarit janë me precedent, pasi E. S. 45 vjeç nga Tirana ka qenë i dënuar më parë për shitje droge. Ndërsa F. Z. 25 vjeç ka qenë i dënuar për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'. Heroina si dhe një peshore elektronike është gjetur në banesën e personit me inicialet E.S. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë.

Heroina e kapur

Informacioni i plote
Finalizohet një tjetër operacion policor i koduar "Rrjeta", në fushën e tregëtimit të drogërave të forta.

Në pranga dy shtetas që tregëtonin heroinë në doza të vogëla në gjithë zonën e Tiranës dhe në afërsi të shkollave.

Sekuestrohet 1 kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Operacioni  i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej Nëntorit të vitit 2018.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të operacionit të koduar “Rrjeta” në ngarkim të një grupi kriminal të tregëtimit të lëndëve narkotike në Tiranë, kapën dhe arrestuan shtetasit:

E. S., 45 vjeç, lindur në Tiranë, me pseudonimin "Peshku", i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

F. Z., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për aktivitetin kriminal të këtyre shtetasve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Nëntor të vitit 2018 referoi materialet në Prokurori ku dhe u rregjistrua procedimi penal.

Pas një pune të mirfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të drogërave të forta, të shtetasve nën hetim E. S., me pseudonimin “PESHKU” dhe F. Z., të cilët shisnin heroinë në formë dozash në gjithë zonën e Tiranës, me klientelë fikse.

Në funksion të këtij procedimi penal, bazuar në provat e grumbulluara Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, më datë 25.02.2019, caktoi  masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasve E. S., dhe F. Z., pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 283/2 të Kodit Penal.

Gjatë ekzekutimit të urdhërave të ndalimit, Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e shtetasit E.S., një kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, si dhe një peshore elektronike.

Nga hetimet rezultoi se veprimtaria e tyre kriminale kryhej në fushën e shitjes së lëndës narkotike “Heroinë”, veprimtari të cilën e kryenin pranë disa shkollave të mesme.

Pas tre muaj hetimesh nga ana jonë ku vijonte procedimi me metoda speciale të hetimit, më  datën 28.01.2019, një pjesë e veprimtarisë kriminale të këtij grupi u trajtua në një nga emisionet investigative.

Pavarësisht kësaj Policia në bashkëpunim me Prokurorinë vijoi procedimin deri në finalizimin gjatë mesditës së djeshme, duke arrestuar autorët dhe sekuestruar lëndën narkotike.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve E. S., dhe F. Z.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 27/02/2019 10:41

    Derrmojini pa meshirë se po na shkatërrojne femijet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë