VLORE- Sekuestrohet në Vlorë një automjet luksoz, që rezulton të jetë vjedhur në Mbretërinë e Bashkuar. Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë nga pika e kontrollit e ngritur në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier kanë ushtruar kontroll në automjetin tip Range Rover model SP HSE me targa RE 08 GXS.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky automjet është vjedhur në Mbretërinë e Bashkuar, rreth katër vite më parë. Pas këtij konstatimi është bërë bllokimi i këtij automjeti, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj poseduesit të automjetit, shtetasit Muharrem Ruko, 35 vjec, banues në Fier. 35 vjecari akuzohen për “Trafikimin e mjeteve motorike”.
(jd/shqiptarja.com)