Sekuestrohet pasuria e peshkatarit në Durrës! 2 apartamente, hotel, truall, bar-kafe, anije peshkimi e makinë luksoze

Sekuestrohet pasuria e peshkatarit në Durrës! 2 apartamente, hotel, truall, bar-kafe, anije peshkimi e makinë luksoze

Anija Perena

Halil Hoti, një peshkatar i arrestuar dhe dënuar me 5 vite burgim në vitin 2000 për mbi 19 kg kokainë, është bërë objekt i një hetimi pasuror nga prokuroria dhe policia e Durrësit. Pak ditë më parë gjykata e Durrësit ka vendosur të caktojë masën e sekuestros preventive për pesë pasuri në emër të peshkatarit Halil Hoti dhe djalit të tij Stivens Hoti, pasuri këto që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Një truall me sipërfaqe 1465 metra katror ku është ndërtuar dhe një hotel disa katësh që ndodhet në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” është sekuestruar nga policia e Durrësit. Gjithashtu një lokal me sipërfaqe 279 metra katror që ndodhet në zonën e Currilave në Durrës, dhe që rezulton i legalizuar në emër të djalit të Halilit, Stiven Hoti, është vënë në sekuestro. Më tej në vendimin e gjykatës së Durrësit thuhet se janë sekuestruar dhe dy apartamente 99 metra dhe 86 metra, në emër të Halil Hotit.

Njëherësh në pronësi të Halil Hotit është dhe një automjet luksoz i tipit “Daimler Chrysler” S 320 që tashmë është vënë nën sekuestro nga gjykata. Sipas dosjes së gjykatës Halil Hoti, në vitin 2000 rezulton i arrestuar për akuzën e “Falsifikimit të pasaportave” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, duke u dënuar në dhjetor 2002 me 5 vite burgim. Kjo pasi në anijen e tij të peshkimit të quajtur “Stivens” është gjendur e fshehur një sasi prej 19 kg e 216 gramë lëndë narkotike e llojit Kokainë dhe heroinë, mall ky që ishte bërë gati për t'u trafikuar në Itali.

Nga hetimet e kryera është konstatuar se Halil Hoti dhe persona të tjerë të familjes së tij, disponojnë pasuri të ndryshme, si toje, apartamente, anijen e peshkimit “Perena”, Bar-Kafe dhe dy apartamente në Durrës. Lidhur me këto pasuri ka dhënë shpjegime dhe biznesmeni i dënuar për drogë Halil Hoti, i cili ka shpjeguar se në vitin 1992, ka blerë një lokal një katësh në shumën prej 1 milion e 800 mijë lekë të vjetra, i cili ndodhet tek zona e “Shkëmbit të Kavajës”.Këtë lokal ja ka blerë Dhurata Ferrit, dhe sipas Hotit paratë i ka siguruar nga shitja dhe blerja e makinave. Më tej ai ka treguar në polici se pas disa kohë nga blerja e lokalit, duke qenë se ky biznes kishte të ardhura të mira dhe që në atë kohë vetë Halit Hoti, punonte në Rusi me aktivitet tregtar si tregtim bojëra dhe brava të ndryshme, ka filluar të ndërtojë në këtë lokal 1-katësh, duke e kthyer atë në 6 kate. Ndërtimi ka qenë pa leje dhe më pas ky objekt është legalizuar.

Anija Perena

Hoti ka treguar se hotelin e ka futur në funksion tregtar në vitin 1996, por për këtë periudhë drejtoria e tatimeve nuk ka asnjë të dhënë për aktivitetin tregtar. Në vitin 1997 është përfunduar plotësisht hoteli dhe në shtator 2015 ka arritur ta regjistrojë në hipotekën e Durrësit, këtë pasuri. Këtë hotel gjatë gjithë kohës Hoti, tregon se ka dhënë me qira. Vlerën e qirave gjithmonë e ka marrë cash në dorë dhe jo nëpërmjet bankës. Hoteli është dhënë me qira në 2 dhjetor 2016 dhe vijon të jetë ende dhe sot me qira.

Sipas rrëfimit të Halil Hotit, në vitin 1997 ka blerë në Durrës një anije peshkimi me vlerën 500 mijë lekë, para këto që i ka siguruar nga aktivitet i shit-blerjes së dyerve të blinduara dhe qiraja e hotelit. Me anijen ka punuar duke siguruar të ardhura nga peshkimi pasi siç thotë dhe Halil Hoti, ka eksperiencë në këtë fushë. Por në vitin 2001 e ka shitur këtë anije peshkimi të quajtur “Arnold” me vlerën e 50 milionë liretave.

Nga hetimet e kryera rezulton se prej vitit 2013 në emër të Halil Hotit është dhe një biznes peshkimi me anije “Perena” në Durrës. Ndërkohë nga një përllogaritje e të ardhura financiare nga ekspertët kontabël, rezulton se Halil Hoti nuk justifikon të ardhura financiare prej 332 milion lekë, për të kapitalizuar një pasuri në gati 1.5 milion euro që disponon në qytetin e Durrësit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARIEL: 17/06/2020 12:34

    Ku e shef ti qe pasuaria ke erdhur nga aktivitet i paligjshem kur personi ne fjale ka qe ne 1992 qe ushtron aktivitet,mjaftueshem vite per te ngritur pasuri me vlere 1.5 ,te sugjeroj te shkruash per sistemin politik e ate gjyqesore qe me rroga mbi 500 euro kane ngritur perandorira dhe mbajne makina me vlere mbi 70.000 euro ,shife njehere dhe na mbaj te informuar dhe nuk kane dy biznese por dhjete.

    Përgjigju
  • Esma: 17/06/2020 10:13

    Normale eshte qe keto pyetje , si i beri Halil Hoti kete "perandori " ( ti se paske idene sic duket cfare quhet perandori!!) tja nisni njehere nga peshku madh , psh : EDI Rama , Sali Berisha ( me gjithe djalin e vet qe rezultohet multi milioner !!!!!)me shoke , qe kane ndertuar me te vertete perandori per nje kohe shume te shkurter me nje rroge normale !! Ndersa Hoti ka filluar Bisnesin qe ne 1992!!! Vrite njehere mendjen !!! Apo ata nuk guxon tja besh llogarine se njeri prej tyre te ka futur ne pune ?!!!! Te pershendes "gazetar "

    Përgjigju
  • Bledi: 16/06/2020 23:06

    Si nga hici?Ke listuar mbi 10 biznese qe ne 90,rregulloje o gazetar i mbaruar.Vdiqet per ca klikime me lajme FALSE.

    Përgjigju
  • Loni: 16/06/2020 18:45

    O ju te degjeneruar klase politike edhe te moralshem pa piken e diskutimit si ka mundesi qe se Nisni nga vetja por merreni me qytetaret. Ai edhe mund te jete fajtor por edhe mos jete por nga 1992 e deri ne 2020 shqiperia ka qen imformale edhe vazhdon edhe do vazhdoj te jete. Kryebashkiaket aktuale paskan qen te kerkuar nga drejtesia edhe I paska kaluar denimi se 5 vjet e paska afatin. Oshow mediatik qedo vazhdoj ketu me dekada deri sa te vdesi kjo klase politike. Njerez peimitive te ketij kombizgjohuni edhe shikojeni situaten ashtu sic duhet Jo me ngjyra politike e partiake.

    Përgjigju
    • luca: 17/06/2020 12:42

      u kujtua kjo qeveri efelliqur per te sekuestruar pas 18 viteve lerini njerezit te punojne per te miren e vendit

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion