Policia e Durrësit ka sekuestruar 600 gr heroinë dhe ka arrestuar 2 persona.

Të arrestuarit janë Julian Shaqja 25 vjeç dhe Klevis Çopa 23 vjeç të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar personave të mësipërm në pikën e kalimit kufitar të pasagjerëve në Portin Detar Durrës, në çantën e dorës së Julian Shaqja iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 600 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Policia ka shpallur në kërkim G. Ç. 24 vjeç  banues në Durrës, organizator i trafikut të lëndës narkotike.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të H.Ç. 56 vjeç, banues në Durrës, babai i shtetasit Klevis Çopa, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij  ka kundërshtuar pononjësit e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale“Tafikim i lëndëve  narkotikëve"në bashkëpunim dhe"Kundështimi i punonjësit të policisë së Rendit Publik”.

Të të arrestuarit janë vëllai dhe nipi i ish-shefit të kundërzbulimit në SHISH, Isa Çopa i cili u gjet i vdekur në automjetin e tij në vitin 2011. 

droge

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com