Selami: Basha të dëgjojë
kritikët dhe të bëjë korrigjime

Selami: Basha të dëgjojë<br />kritikët dhe të bëjë korrigjime
Deputeti i Partisë Demokratike Eduart Selami, “këshillon” lidershipin demokrat, Lulzim Basha që të nxjerrë mësime nga humbja e 21 qershorit dhe të bëjë korrigjimet e duhura në PD. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, ish kryetari i PD, thotë se opozita do t’i nënshtrohet analizës për rezultatin që prodhuan zgjedhjet vendore.

Sipas tij, kjo është rruga më e sigurt që e çon PD-në drejt fitores së zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës. “Unë them se ka gjëra që kryetari Basha duhet t'i korrigjojë. Në bazë të këtyre dy humbjeve edhe ne do të fillojmë analizën. Mundësia që ne të dalim fitimtarë në zgjedhjet e ardhshme është aty.

Kjo do të jetë në të mirë jo vetëm të kryetarit Basha, por edhe në të mirë të Partisë Demokratike, në të mirë të gjithë shqiptarëve”, u shpreh ai. Selami pranoi edhe debatin aktual brenda PD-së, por kjo sipas tij është diçka normale dhe e konfirmon atë si parti bashkëkohore. Kritikat, sipas tij, përmirësojnë punën e PD-së dhe Basha duhet t’i dëgjojë ato. “Ne kemi diferencën e mendimeve.

Ne kemi mendime të ndryshme si parti e hapur dhe bashkëkohore. Kjo është fare normale. Unë mendoj që kritikat bëhen që të përmirësohet puna e Partisë Demokratike dhe kryetari Basha duhet të jetë më i vëmendshëm në kritikat që i bëhen dhe të korrigjojë qëndrimet e tij në mënyrë që të jemi fitues në zgjedhjet e ardhshme”, tha më tej, deputeti i PD, Eduart Selami.  

Shkrimi u publikua sot (27.08.2015) në Shqiptarja.com, versioni print
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën