Selami: Basha u refuzua nga
shqiptarët më 25 Qersho

Selami: Basha u refuzua nga<br />shqiptarët më 25 Qersho
TIRANE-Fushatën për postin e kryetarit të PD, kandidati Eduard Selami e vijoi në Patos, Mallkastër, Roskovec dhe Lushnje.

Duke analizuar shkaqet e humbjes së PD në zgjedhjet e 25 Qershorit, Selami tha se humbja e ka zanafillën më të hershme dhe së fundmi pati shmangie të konsiderueshme nga sistemi i vlerave, meritokracisë, konkurencës  dhe rregullave brenda partisë.

“Demokratët janë qytetarë të angazhuar por ata u shpërfillën dhe nuk u dëgjuan. Ne duhet ti kthejmë njëri-tjetrit besimin, duhet ti kthehemi vlerave të lirisë, e më pas tia rikthejmë ato, të gjithë shqiptarëve”, tha zoti Selami.

Sipas tij humbja ne 25 Qershor ishte refuzim i shpiptarëve ndaj lidershipit të Bashës.

“Ne duhet ti rikthejmë demokracinë e brendshme PD, funksionimin demokratik, dhe duhet që të prezantojmë brenda forcës sonë politike një frymë të re e cila duhet të inspirojë jo vetëm demokratët por dhe të përcillet për gjithë Shqipërinë. Ne duhet të rrezatojmë shpresë për shqiptarët. PD që në vitin 92 ka qenë forca më promotore e zhvillimit dhe ajo duhet  të kthehet alternativa më e mirë për progresin e shqiptarëve”.

Kandidati Selami tha se së bashku me demokratët, seksionet dhe anëtarësinë do të punojë me një platformë bashkimi dhe jo përcarje, për të kthyer besimin te PD dhe te vlerat e demokracisë.

“Një anëtar një votë, me këtë rrugë do të zgjidhet cdo përfaqësues karriere në parti dhe në pushtetin e të gjitha niveleve, Parlament, ministra, bashki dhe në cdo përfaqësim pushteti. Po të më votoni, secili prej jush do te jetë pjesë e vendim-marrjes në respekt të frymës së fushatës për postin e kryetarit të PD”, tha Selami.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur